“Ke lënë boshllëk në fshat”, Braçe uron Dashnor Sulën: Pres që ta çosh deri në fund detyrën e re
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka uruar Dashnor Sulën për detyrën e re, atë të Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e ‘këshilloi’ Sulën që të mos përdorë gjobën si alternativë të parë kundër bizneseve. Por ‘shqetësimi’ i ngritur nga Braçe ishte se kalimi i Sulës te Inspektoriati i Përgjithshëm do të ishte një humbje e madhe për fshatin. Reagimi i Braçes: URIME DASH! PUNE TE MBARE! Sinqerisht! Dua shume ti hysh i ti dalesh ne fund sic ligji parashikon: GJOBA NUK ESHTE ALTERNATIVE E PARE! Po bere kete, ja ke dale! Nderkohe nje merak e kam; Kush do flase per fshatin tani? Se ti flisje gjithmone per fshatin, vecanerisht kete sezon. Te ndiqja dhe une. Tani kush do flase?...
Burimi:
sot.com.al