Kapidani: Rruga e Kombit është kthyer në një bankomat zhvatës të shqiptarëve. Të nisin menjëherë hetimet
Partia Demokratike ka kërkuar gjatë ditës së sotme nepërmjet sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Viola Kapidani nisjen e e hetimeve për grabitje nga mbifaturimet të tarifave në Rrugën e Kombit. Deklaratë e sekretares së Marrëdhenieve me Publikun, Viola Kapidani: Partia Demokratike denoncon dhe dënon me forcë sot një skemë të rëndë zhvatjeje nëpërmjet mbifaturimit, që prej vitesh rëndon mbi çdo shqiptar që kalon në Autostradën Milot–Morinë. Nuk bëhet fjalë për tarifën koncesionare prej 5 eurosh, kundër së cilës ne kemi qenë duke e e cilësuar si grabittje në vetvete, por për mënyrën se si kjo tarifë zbatohet në lekë, në kundërshtim me atë që parashikon vetë kontrata koncesionare. Sipas kontratës, tarifa e pagesës në lekë duhet të llogaritet sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës...
Burimi:
syri.net