Kaosi para Kuvendit, 4 policë të plagosur në protestën e PD, kanë djegie të shumta në trup
Në protestën e sotme të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, kanë mbetur të plagosur 4 efektivë policie. Sipas burimeve mësohet se njëri prej efektivëve u dëmtua gjatë hedhjes së molotovëve para Kryeministrisë, ndërsa 3 të tjerët gjatë hedhjes së molotovëve para godinës së Parlamentit. Efektivët e lënduar kanë djegie të shumta në trup, ndërkohë që ende nuk dihet saktë si është gjendja e tyre shëndetësore.
Burimi:
sot.com.al