“Kandidoj për Tiranën”, Erion Braçe: Nuk është ambicie personale, kryeqyteti ka nevojë për një dimension të ri
Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar më në fund se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Me anë të një videomesazhi në Instagram, Braçe sqaroi se kryeqyteti ka nevojë për një dimension ndryshe. “Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal, jam tërësisht i çliruar nga këto. Por, mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës e ku gjithsecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij, por më të mirën e tij”, tha Braçe. Vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 11 majit, Erion Braçe u përfshi në listën e hapur për Tiranën dhe arriti të sigurojë 23.694 vota, duke u renditur i dyti më i votuar në kryeqytet dhe ndër...
Burimi:
vizionplus.tv