“Kamerat e godinës, janë fshirë”/ “21 janari”, analisti: Turp kombëtar, nuk zbardhet një ngjarje në zemër të Shqipërisë

“Kamerat e godinës, janë fshirë”/ “21 janari”, analisti: Turp kombëtar, nuk zbardhet një ngjarje në zemër të Shqipërisë

Sot është mbajtur ceremonia përkujtimore për katër protestuesit e vrarë më 21 janar 2011. Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë televizive e ka cilësuar një turp kombëtar që ende edhe sot kur janë bërë 15 vite nga ngjarja nuk është dhënë drejtësi. Ai gjithashtu theksoi se katër persona e vrarë nuk ishin rrezik, pasi edhe protesta ishte në përfundim, ndërsa e cilëson një krim shtetëror. “Mund të cilësohet vetëm si një turp kombëtar. Është e turpshme që të mos zbardhet një ngjarje në zemër të Shqipërisë , ku janë plagosur gazetarë, ku është parë dhe filmuar gjithçka. Pushteti ka tentuar të fshijë provat e krimit, rezultojnë të fshira të gjitha kamerat e godinës. Katër të vrarët nuk ishin rrezik për askënd dhe është krim shtetëror....