Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së”. “Kur amerikanët kanë dashur të bëjnë diçka në Shqipëri dhe i kanë thënë një lideri të caktuar që të hapë krahun, kanë ikur me marrëveshje. Nuk është Shqipëria si Venezuela. Në vitin 2005 u përhap një thashethem që amerikanët i kanë kërkuar Nanos që të dorëzojë çelësat e pushtetit. Do hapen dosjet dhe do shohim çudira, që politikanët shqiptarë kanë shkuar të spiunojnë në Ambasadën Amerikane, duke shitur interesat e vendit të vet. Në 2016 u thërritën të gjithë deputetët dhe iu tha që do votojnë të 140 Reformën në Drejtësi. Kështu që, nëse ka mesazh nga Amerika...