“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt
Në vendimin nr. 57, Gjykata Kushtetuese ka trajtuar edhe pretendimin e Erion Veliajt për mbajtjen e tij në kabinën e xhamit gjatë seancave gjyqësore. Gjykata Kushtetuese vendosi ta kthejë këtë çështje në Gjykatën e Lartë, pasi kjo e fundit nuk i kishte dhënë përgjigje pretendimit se qëndrimi në kabinën e xhamit cenonte dinjitetin njerëzor dhe prezumimin e pafajësisë. Por në mendimet e veçanta të botuara bashkë me vendimin, dy gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari dhe Marjana Semini, janë shprehur qartë se mbajtja e Erion Veliajt në kabinën e xhamit përbënte cenim të dinjitetit të tij. Gjyqtarja Marsida Xhaferllari thekson se rregulli është që i pandehuri merr pjesë në seancë si person i lirë, edhe kur ndodhet në paraburgim. Sipas saj, izolimi në kabinën e...
Burimi:
javanews.al