“Ka njerëz që shiten…/ Berisha mesazh ‘tradhtarëve’ të PD: Kush është në shërbim të PS, s’do të jetë në gjirin tonë!

“Ka njerëz që shiten…/ Berisha mesazh ‘tradhtarëve’ të PD: Kush është në shërbim të PS, s’do të jetë në gjirin tonë!

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj atyre që i cilësoi si “tradhtarë” brenda forcës politike, gjatë një mbledhjeje me drejtuesit dhe koordinatorët politikë. Lideri demokrat u ndal te individë brenda partisë që, sipas tij, kanë bashkëpunuar me kundërshtarët politikë. Ai përmendi raste konkrete të mbështetjes së kandidatëve të tjerë apo votimit të vendimeve të maxhorancës, duke theksuar se persona të tillë nuk kanë vend në radhët e PD-së. “Mos të mendojë askush se duke i shërbyer socialistëve do të jetë pjesë e jona. Ka njerëz që shiten dhe bëjnë pazare, por demokratët janë më të fortë,” deklaroi Berisha. Ai bëri thirrje për rritje të anëtarësimeve dhe për bashkim të të gjithë qytetarëve që nuk pajtohen me situatën aktuale,...