“Ka ndërhyrë edhe tek..”,Balliu akuzon: Balluku po tenton të marrë në kontroll Policinë e Shtetit përmes njeriut të saj

“Ka ndërhyrë edhe tek..”,Balliu akuzon: Balluku po tenton të marrë në kontroll Policinë e Shtetit përmes njeriut të saj

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka denoncuar manipulimin e procesit të zgjedhjes së Drejtorit të Policisë së Shtetit. Balliu shkruan se, Belinda Balluku po tenton të marrë në kontroll edhe Policinë e Shtetit përmes njeriut të saj, Skënder Hitaj, i cili i ka mbrojtur asaj krimet elektorale në Fier.Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu: Burime tregojnë se Lubi Balluku po tenton të marrë në kontroll edhe Policinë e Shtetit përmes njeriut të saj, Skënder Hitaj, i cili ka mbrojtur krimet elektorale të saj në zgjedhjet e fundit. Është provuar se zonja Balluku ka ndërhyrë edhe tek dëshmitarët. Sa më shumë pushtet të grumbullojë ajo, aq më të pasigurt bëhen dëshmitarët dhe aq më i vështirë bëhet një hetim i drejtë. I bëj thirrje institucioneve...