“Ka merak se mos ‘vrasim’ Ramën me…”, Salianji replikon me Berishën: Ka frikë nga gara, PD nuk është klub privat

“Ka merak se mos ‘vrasim’ Ramën me…”, Salianji replikon me Berishën: Ka frikë nga gara, PD nuk është klub privat

Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili quajti ish deputetin e PD “si të birësuar”. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se Sali Berisha ka frikë nga gara dhe demokracia. Ai thekson se ‘PD nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla’. “Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara. Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe...