Ka marrë goditje të forta/ Blendi Fevziu: Edi Rama sot ndodhet në pozita shumë delikate!
Blendi Fevziu, ka deklaruar se kryeministri Rama, ndodhet sot në pozita mjaft të vështira për shkak të hetimeve të SPAK dhe skandaleve ku është përfshirë qeveria. Lidhur me çështjen Balluku, Fevziu tha se Gjykata Kushtetuese duhet të kishte marrë një vendim, pasi tashmë i ka dhënë Ramës mundësi që mungesën e një interpretimi për pezullimin, po e shfrytëzon për të bërë ligj që u jep imunitet disa zyrtarëve. Biseda në studio: Ylli Rakipi: Kryefjala e kësaj periudhe ka qenë përplasja Rama-SPAK për çështjen Balluku. A po del Rama për herë të parë kundër SPAK? Ka prezantuar edhe ligjin për ndalimin e pezullimit të kryeministrit dhe disa krerëve të institucioneve. Blendi Fevziu: Rama ka nisur përplasje me SPAK, është evidente. Mbërritja e SPAK në derën e Balluku, trokitja...
Burimi:
ntv.al