Juristi zbulon tre shkeljet e rënda të mazhorancës në mbledhjen për imunitetin e Ballukut

Juristi zbulon tre shkeljet e rënda të mazhorancës në mbledhjen për imunitetin e Ballukut

Juristi Marash Logu, në një intervistë televizive, ka denoncuar tre shkelje kryesore që, sipas tij, kanë shoqëruar mbledhjen e mazhorancës në Këshillin për Rregullore, Mandate dhe Imunitetin. Logu theksoi se procesi është zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën, rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Procedurës Penale, duke përfshirë mungesën e transparencës, mohimin e provave për deputetët dhe përpjekjet për zvarritjen e qëllimshme të vendimmarrjes. Lexo edhe:BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e BallukutMarash Logu: Në fakt sot ka patur tre shkelje kryesore që, domethënë, kanë shoqëruar mbledhjen e mazhorancës në Këshillin për Rregullore, Mandate dhe Imunitetin. Fillimisht, ka qenë kërkesë krejtësisht e bazuar në ligj, në rregulloren e parlamentit dhe në Kushtetutën që mbledhja të ishte e hapur, duke i mundësuar qoftë medias, qoftë...