Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Sali Berisha ka komentuar dorëheqjen e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysa, nga Partia Demokratike. Në bashkëbisedimin që zhvilloi me qytetarët në Facebook, Berisha e trajtoi dorëheqjen e Hysës si një akt normal të saj, çka la të kuptohet se as nuk i kishte lexuar shqetësimet që kishte ngritur ish-bashkëpunëtorja e tij për mënyrën se si funksionon partia. Kreu i PD tha se Hysa i kishte dërguar një mesazh ku njoftonte se do të largohej, ndërsa ai e kishte falënderuar për kontributin e saj. “Jola Hysa më ka dërguar dje një mesazh në të cilin më falënderon për bashkëpunimin, por më njofton që do të japë dorëheqjen, dhe unë e respektoj dhe e falënderoj për kontributin që ka bërë dhe e respektoj plotësisht vendimin...