“Jo abuzime me naftën”/ Rama: Reflektohen lëvizjet në bursë, jo vendime të njëanshme të operatorëve
Bordi i Transparencës do të funksionojë si një mekanizëm monitorues dhe jo si përcaktues arbitrar i çmimeve të karburanteve. Kështu deklaroi Edi Rama në nisje të podcastit të së dielës, duke iu referuar situatës së çmimeve në vend. Sipas tij, detyra e kësaj strukture është vendosja e çmimeve tavan dhe parandalimi i abuzimeve në dëm të konsumatorëve. “Kjo do të thotë që, në varësi nga lëvizja e çmimit në bursë, bordi qëndron vijimësisht në anën e konsumatorëve, e drejtuesve të mjeteve, e qytetarëve dhe ruan kufijtë e qartë mes çmimit të rritur objektivisht si rezultat i lëvizjes në tregun ndërkombëtar, prej ku edhe importohet nafta në Shqipëri, dhe, nga ana tjetër, abuzivitetit që, në këto raste, nëse gjen shesh, bën gjithmonë përshesh. E theksoj edhe...
Burimi:
top-channel.tv