“Jemi miq, kemi ndarë gotën e verës bashkë”/ Ina Zhupa i përgjigjet deputetit të PS në komision: Është fryt i dëshirës dhe fantazisë tënde
Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, teksa u diskutua për deklaratën e Taulant Ballës në Kuvend ndaj Albana Vokshit, deputeti i PS, Vasil Llajo, replikoi me demokraten Ina Zhupa. Llajo deklaroi se njihet me Ina Zhupën dhe se “kanë ndarë gotën e verës bashkë para fushatës”. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Zhupa. Llajo: Me zonjën Zhupa ne jemi shumë miq. Madje kemi ndenjur dhe kemi ndarë gotën e verës bashkë para fushatës. Kështu që le të jetë kjo një frymë e përbashkët, që debatin politik dhe frontin politik t’i ndajmë me njëri-tjetrin, por jo të zbresim në nivele denigruese dhe morale ndaj njëri-tjetrit. Zhupa: Për sqarim, nuk është e vërtetë. Zotin Llajo nuk e kam njohur. Unë nuk pi verë dhe...
Burimi:
top-channel.tv