“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka bërë thirrje për modesti dhe kujdes diplomatik lidhur me ftesën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e iniciativës ndërkombëtare “Bordi i Paqes”. I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, nën moderimin e Alba Alishanit, Milo analizoi pozicionin e Shqipërisë në këtë tryezë të re gjeopolitike, mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Në panelin ku ishin të pranishëm edhe analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo, Milo theksoi se politika e jashtme kërkon seriozitet. “” Milo u shpreh skeptik ndaj idesë se kjo ftesë përbën ndonjë status special për Tiranën zyrtare. “Është shumë mirë që Shqipëria është në këtë organizim ndërkombëtar. Por Shqipëria është një nga 60 vendet që janë ftuar. Nuk kemi të bëjmë me raporte privilegji. Duhet të...
Burimi:
javanews.al