“Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëve: Lënë detyrën dhe vijnë në Tiranë! Kjo duhet të marrë fund

“Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëve: Lënë detyrën dhe vijnë në Tiranë! Kjo duhet të marrë fund

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar hapur disa prej kryetarëve të bashkive të vendit, edhe pse nuk përmendi emra, duke ngritur shqetësimin për mungesën e pranisë së tyre në territor gjatë javës. Ai u shpreh se disa prej tyre lënë komunitetet pa drejtim dhe shfaqen në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës në zonat që administrojnë. Rama theksoi se kjo praktikë nuk është e justifikueshme dhe duhet të marrë fund sa më shpejt. Sipas tij, shqetësimi i ngritur nga komunitetet, veçanërisht në jug-lindje të vendit, është i përsëritur dhe kërkon adresim të menjëhershëm. Rama: Me një vërejtje për disa nga kryetarët e bashkive. Nuk dua t’i përmend këtu me emra. Janë bërë pak problem…po e them në mënyrë të butë…për...