“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !
Kryeministri Edi Rama nënvizoi se Shqipëria po bëhet një destinacion serioz për investime të huaja. Sipas tij, Shqipëria ka kaluar nga një model ekonomik i bazuar në koston e ulët të punës në një model që krijon vlerë të shtuar, cilësi dhe bashkëpunime afatgjata. Më tej, Rama ndaloi tek sektori i turizmit, i cili siç tha ai ka arritur 12 milionë vizitorë në vit dhe investimet e huaja kanë kaluar 1.5 miliardë euro, duke e renditur Shqipërinë si një nga vendet me transformimin më të madh në rajon. “Këtë javë u zhvillua edicioni i dytë i MatchMaker Albania, një aktivitet që mbledh rreth 1200 pjesëmarrës, afro 500 investitorë ndërkombëtarë nga më shumë se 40 shtete dhe krijon kësisoj një mundësi reale në një hapësirë konkrete,...
Burimi:
javanews.al