Ja pse u shkarkua Pirro Vëngu, si ndikoi faktori amerikan, çfarë ndodhi me vizitën në SHBA dhe pse Edi Rama veproi…
Shkarkimi i Pirro Vëngut nga posti i Ministrit të Mbrojtjes më 25 shkurt 2026 ka ngjallur shumë pyetje mbi arsyet e vërteta pas këtij vendimi. Sipas prapaskenave të zbardhura për herë të parë nga koloneli Artur Meçollari, largimi i Vëngut nuk lidhej me ndryshimet e tjera qeveritare, por ishte një veprim i domosdoshëm për të shmangur një skandal diplomatik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qendër të tensioneve qëndron vendimi i Vëngut për të përjashtuar kompaninë amerikane Lockheed Martin, e cila kishte ndërtuar Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detar (SIVHD) në vitin 2010 dhe radarin ajror statik të Mjedës në vitin 2020, të cilët nuk po mirëmbaheshin që nga 2021. Shqipëria duhej të blinte dy radarë të lëvizshëm nga Lockheed Martin, të...
Burimi:
sot.com.al