Izolimi i ish-Presidentit çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Ilir Meta mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Izolimi i ish-Presidentit çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Ilir Meta mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Çështja e paraburgimit të ish-Presidentit shqiptar Ilir Meta ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u diskutuar edhe në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Gjatë një seance plenare, zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Aleksandar Nikolovski, e përdori këtë temë për të sulmuar opozitën vendase, duke e akuzuar për afrimitet me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai shkoi më tej duke e lidhur Ramën me trashëgiminë politike të Enver Hoxha. Në fjalimin e tij, Nikolovski ngriti pretendimin se Meta po mbahet në paraburgim pa prova të qarta ligjore, duke e cilësuar situatën si problematike dhe të papranueshme nga këndvështrimi demokratik. Zv.kryeministri, një figurë e rëndësishme e VMRO-DPMNE dhe i lidhur me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, njihet gjithashtu për raportet e tij të mira me Metën dhe për afërsinë politike...