Ivanka Trump në Kryeministri! Rama pret në zyrë vajzën e Donald Trump
Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, shihet teksa pritet nga kryeministri Rama. Trump dhe Rama shkëmbejnë një përqafim dhe më pas futen në ambientet e brendshme të Kryeministrisë.
Burimi:
javanews.al