Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës!

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës!

Pasi iu bashkuan Ervin Salianjit, PD ka përjashtuar nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Dritan Burgija dhe sekretarin e degës në Durrës, Arlind Boshku. Burimet bëjnë me dije se vendimi është marrë nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka. Vendimi i plotë PËR NDRYSHIMET NË GRUPIN E KËSHILLTARËVE TË PDSH NË KËSHILLIN BASHKIAK DURRËS” VENDOSI: Z. Dritan Burgija dhe Z. Arlind Boshku përjashtohen nga Gupi i Këshilltarëve Bashkiak të PDSH në Bashkinë Durrës në mbështetje të Statutit të PDSH neni 24 pika 1 dhe 2 dhe në shkelje të nenit IV pika 2 të Rregullores së Brendshme; I propozojmë grupit të Këshilltarëve Bashkiak Z. Ardian Muka si kandidat për Kryetar të Grupit të Këshilltarëve Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë...