“Ishte një betejë e shkëlqyer”, Berisha përgëzon militantët dhe paralajmëron protestën e radhës: Do të jetë më madhështore!

“Ishte një betejë e shkëlqyer”, Berisha përgëzon militantët dhe paralajmëron protestën e radhës: Do të jetë më madhështore!

Sali Berisha ka falënderuar mbështetësit për pjesëmarrjen në protestën e zhvilluar këtë të diel. Ai e cilësoi tubimin si një “betejë të shkëlqyer” dhe duke theksuar se aksionet e ardhshme do të jenë edhe më të forta. Berisha: Mirënjohje për guximin, trimërinë. Më nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar. Kjo ishte një betejë e shkëlqyer. Dhe ju garantoj se tjetra do të jetë më e shkëlqyer, më madhështore. Nuk do të ketë më strofull e vrimë miu ku të fshihen. Do t’i japim atij ndëshkimin që meriton. Keni qenë të shkëlqyer në këtë. Nuk e di si e nderuat ju kaq shumë 23 marsin. Ne të zotohemi në këtë shtet se nuk ka paqe në këtë vend me ata të...