Ish-zëdhënësi i NATO-s: KFOR të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin e saj në NATO
Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve të vitit 1999, ka deklaruar se KFOR-i duhet të mbetet në Kosovë deri në anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO. Ai përmendi “zhurmat” e Serbisë si një prej arsyeve se pse këto forca duhet mbetur ende në vend. “KFOR-i është i nevojshëm akoma .Sepse kemi ende tensione në Kosovë. Kishim rastin e incidentit në Banjskë para tri viteve dhe e kemi Serbinë që kohë pas kohe po bënë zhurma kërcënuese duke vendosur trupa ushtarake në kufij me Kosovën , kështu që ende na duhet KFOR-i aty”, ka deklaruar Shea. “Kjo që të sigurojë jo vetëm kosovarët por edhe pakicën serbe në veri sepse kjo forcë paqeruajtëse mbron të gjithë. Kam përshtypjen se ne mund të...
Burimi:
syri.net