Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe
Vendim Demaj, ish-nënkryetari demokrat i Bashkisë së Kamzës më shumë se një dekada ëmë parë, ka bërë një reagim të fortë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, pas denoncimit të tij për emërimin e “të rinjve patronazhistë” në poste publike. Noka i referohej emërimit të një 24-vjeçari si zëvendësdrejtor i Portit të Durrësit dhe propozimit të një 26-vjeçareje për Ambasadore të Shqipërisë në Katar. Mirëpo, ish-nënkryetari demokrat i Kamzës që tashmë është larguar në Kanada, risjell një dokument dhe thotë se kur Flamur Noka ishte Ministër i Brendshëm, emëroi si drejtoreshë një 22-vjeçare, pikërisht këngëtaren Greta Koçi. “Sot analfabeti mallështor paska reaguar për emërimet e 2 patronazhistëve adoleshentë që regjimi paska emëruar në poste me shumë përgjegjësi, por ky pervers që i mendon...
Burimi:
javanews.al