Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për kryebashkiak në Vlorë: Nuk do jem kandidat i Ramës, kam marrë propozime që…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë për të kandiduar për drejtimin e Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Malaj ka theksuar se kjo nismë vjen pas kërkesave të shumta nga qytetarë dhe mbështetës në Vlorë, të cilët e kanë inkurajuar të përfshihet në garë si alternativë e re politike. Ai ka nënvizuar se, në rast se vendos të hyjë në garë, do ta bëjë këtë vetëm si kandidat i pavarur, duke përjashtuar çdo lidhje apo mbështetje nga forcat politike, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, ndaj të cilit ka qenë shpesh kritik. Sipas Malajt, Vlora meriton një model të ri drejtimi, të bazuar në integritet dhe profesionalizëm, larg ndikimeve politike...
Burimi:
top-channel.tv