Ish kryebashkiaku i Memaliajt merret i pandehur nga SPAK, nën hetim edhe vartësit e tij (EMRAT)

Ish kryebashkiaku i Memaliajt merret i pandehur nga SPAK, nën hetim edhe vartësit e tij (EMRAT)

SPAK ka dërguar në gjykim çështjen ndaj ish-Kryetarit të Bashkisë Memaliaj Gjolek Guci. “Gjolek Guci, ish-Kryetar i Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021)”, thuhet në njoftimin e SPAK. Prokuroria e Posaçme ka vënë nën hetim edhe vartësit e Gucit. Edmonda Harizi, ish-Nënkryetare e Bashkisë Memaliaj, e akuzuar për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” Feta Hoxha, ish-Drejtor i Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për të njëjtën vepër penale; Bersant Ylli, administrator i subjektit “Bersant Ylli”, i akuzuar për të njëjtën vepër penale. Hetimet kanë nisur mbi bazën...