Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK/ Ja çfarë i komunikohet Elvis Roshit

Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK/ Ja çfarë i komunikohet Elvis Roshit

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur këtë të martë në SPAK. Raportohet se ish-kryebashkiakut i është komunikuar mbyllja e hetimeve. Katër ditë më parë, SPAK mbylli hetimet ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi dhe pritet ta dorëzojë të pandehur në gjykatën antikorrupsion për akuzën shpërdorim detyre. Shkeljet që i adresohen lidhen me dhënien e urdhrave për zhvillimin e së paku gjashtë tenderave në Kavajë, mes tyre për pastrimin e qytetit, zhvillimin e qendrës dhe rikonstruksionin e disa akteve rrugore. Si një drejtues i pushtetit lokal deri në 2016, Elvis Roshi i pati problemet e para në Shqipëri nga ligji i dekriminalizimit ku dhe u zbulua se nuk kishte shkruar në formular një dënim në shtetin italian. Por më pas në përfundim...