Ish-kreu i Bashkisë Elbasan: Reforma territoriale dështoi, u kthye në mjet për kapjen e pushtetit vendor
Ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ardian Turku, e ka cilësuar reformën administrative-territoriale të vitit 2015 si një ‘eksperiment shumë të madh me pasoja drastike’, i cili sipas tij ka dështuar në të gjitha objektivat e premtuara, duke thelluar centralizimin e pushtetit dhe duke përkeqësuar jetën e qytetarëve në zonat rurale. Gjatë fjalës së tij në tryezën e diskutimit të mbajtur nga PD, Turku argumentoi se reforma, e cila shkriu 308 komuna, nuk solli as efiçencë ekonomike, as shërbime më të mira dhe as decentralizim të pushtetit. Përkundrazi, ajo u shndërrua në një mjet për të kapur pushtetin vendor dhe për të kontrolluar çdo vendimmarrje nga qeveria qendrore. Duke sjellë shembullin konkret të Bashkisë së Elbasanit, Turku zbuloi shifra alarmante. Sipas tij, në vend të profesionistëve,...
Burimi:
syri.net