Ish deputetja e PS s’kursehet ndaj Ramës, Ermelinda Meksi: Merret me numrin e protestuesve, jo me pyetjet që ngrenë

Ish deputetja e PS s’kursehet ndaj Ramës, Ermelinda Meksi: Merret me numrin e protestuesve, jo me pyetjet që ngrenë

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, ka komentuar protestat e qytetarëve në Bulevard, duke theksuar se fokusi i debatit nuk duhet të jetë te numri i pjesëmarrësve, por te shqetësimet që ata po ngrenë. Në një reagim publik, Meksi vëren se kryeministri i ka kushtuar vëmendje të madhe madhësisë së protestës, mënyrës se si ajo pasqyrohet në media, si dhe rolit të dezinformimit dhe rrjeteve sociale në formësimin e perceptimeve publike. Sipas saj, këto janë shqetësime legjitime për çdo demokraci moderne, por thekson se reagimi i kreut të qeverisë i kushton më pak vëmendje pyetjeve që qytetarët po ngrenë lidhur me korrupsionin, transparencën, konsultimin publik, pronësinë, ndikimin në mjedis dhe përfitimet konkrete publike të investimit. Meksi shprehet se qeveria vazhdon ta trajtojë çështjen si një...