Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael, duke e cilësuar atë si një veprim të guximshëm dhe pjesë të real-politikës që ndjek kreu i qeverisë shqiptare. Sipas Çejkut, Rama ka dëshmuar ndër vite se ndërmerr lëvizje që në pamje të parë duken të rrezikshme politikisht, por që në bilancin e tij shpesh kanë rezultuar të dobishme për politikën e jashtme të Shqipërisë. Ai theksoi se kryeministri ka thyer barriera jo vetëm me qëndrimet politike, por edhe me sjelljen dhe stilin e tij përfaqësues. Ai shtoi në “Real Story” se Rama po ekzekuton një agjendë të qartë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka të drejtën legjitime të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kuadër. Sipas tij, kryeministri po...