Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar protestën e PD, tha se qeveritë nuk rrëzohen me molotovë, ndërsa theksoi se opozita shqiptare, e ka shtyrë “revolucionin” pas festave të fundvitit. Duke e krahasuar me protesta kur në krye të PD ishte Lulzim Basha, ai theksoi se tubimi i Berishës nuk arriti as nivelin e protestave të drejtuara nga Lulzim Basha. Sipas Spahiut, qëllimi real i protestës ishte përpjekja për të çfaktorizuar Adriatik Lapajn dhe Ervin Salianjin. ‘Pritshmëria ishte e lartë por nuk rrëzohet me kapsolla qeveria, por opozita e shtyn revolucionin pas festave të fundviti, nuk ka vazhdimësi dhe s’ka të nesërme. Kur çdokush që mund të pyes thonë a po bie Edi Rama ça ndodh po ndodh zjarrëfikësi, sepse populli pret që nga skandalet e Ramës të bie qeveria, kur ti nxjerr 5mijë persona pa brohoritje. Këta donin që të improvizonin dhunë po nuk ishin...