“Irani kërkon destabilizimin e Shqipërisë”, analisti: Manipulojnë me inteligjencë artificiale dhe numrin e protestuesve
Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në “Faqja 4” në ABC News, ka deklaruar se Irani po zhvillon një luftë hibride të sofistikuar për të destabilizuar Shqipërinë. Sipas tij, Teherani po shfrytëzon protestat qytetare kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec për të nxitur përplasje brezash dhe çarje brenda shoqërisë sonë. Rexhaj sqaroi se kjo fushatë përfshin manipulime të imazheve me inteligjencë artificiale dhe montime me zhurma lufte civile për të dëmtuar imazhin e vendit. Synimi kryesor i këtij sulmi është dobësimi i autoritetit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe mbajtja e një presioni të vazhdueshëm politik mbi qeverinë. “Destabiliteti i Shqipërisë është në favor të Iranit. Kjo është më e thellë nga sa duket. Irani synon destabilizim. Nuk ka më asnjë dyshim që janë pas luftës hibride....
Burimi:
javanews.al