“Irani është shumë armiqësor”, gazetari: Mund të përdorë çdo mjet për të dëmtuar Shqipërinë
Gazetari Enver Robelli, i ftuar në një studio televizive foli për rrezikshmërinë e Iranit në raport me vendet që shteti islamik i konsideron si armiqësore, ndër to edhe Shqipërinë. Armiqësia që Shteti Islamik ka treguar ndaj Shqipërisë reflektohet edhe në sulmet e herëpashershme kibernetike, më i fundit ai i sotmi, ku hakerat iranianë hakeruan email-e të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. “Irani është një fuqi destruktive, një regjim jashtëzakonisht armiqësor ndaj shteteve që ai i konsideron aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas retorikës së tyre, ‘satani kryesor’ janë SHBA-të dhe doktrina shtetërore e qeverisë së Iranit është shkatërrimi i Izraelit dhe dobësimi apo shkatërrimi i SHBA-ve. Në këtë drejtim, natyrisht që nuk ka ndonjë ngurrim nga regjimi i Iranit për të përdorur çdo...
Burimi:
sot.com.al