Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me debate të forta lidhur me protestat qytetare dhe fenomenin e dhunës në shkolla, gjatë interpelancës me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, u ndal te çështja e dhunës në shkolla, ku specifikoi rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cami dhe akuzoi qeverinë për masa propagandistike, duke theksuar se sipas të dhënave zyrtare raportohen rreth 2500 raste dhune në vit në shkolla, ndërsa studime të organizatave ndërkombëtare sugjerojnë përmasa edhe më të mëdha të fenomenit. “E kam thirrur këtë interpelancë me ministren Kumbaro për fenomenin që po gërryen familjet shqiptare që është dhuna në shkolla. Dhe më shumë se një vit më parë të gjithë u tronditëm nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cami dhe...