Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku vendi ynë do të mbyllë tre kapitujt e parë të ngeociatave. Kryeministri Rama ironizoi deklaratat e opozitës për bllokim të negociatave, duke shkruar se puna e tyre janë llafet, ndërsa “fjala e Qeverisë është puna”. Kapitujt që pritet të mbyllen në 14 korrik janë Kapitulli 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitulli 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitulli 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”. Qeveria synon mbylljen e të gjithë kapitujve deri në vitin 2027 dhe integrimin e plotë të vendin në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade. “SHQIPËRIA NUK NDALET Thanë negociatat u bllokuan; thanë Samiti i NATOS u anullua; thanë qeveria u rrëzua; thanë ç’nuk thanë e gjë...