Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

Në tryezën qeveritare ku u bë një panoramë e progresit të Shqipërisë në negociata me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama e vuri theksin tek domosdoshmëria e modernizimit të prokurimeve publike si një nga kushtet kryesore në këtë proces. Ai nënvizoi se puna e nisur për modernizimin e prokurimeve me inteligjencën artificiale duhet të vazhdojë, duke theksuar se ky objektiv duhet të jetë realizuar deri në vitin 2027, kur qeveria synon të ketë mbyllur edhe procesin e negociatave. “Ajo që bie në sy është domosdoshmëria për të kaluar nga një progres i kufizuar, në një progres të mirë te prokurimi publik, ku ne kemi bërë një progres të madh, por nuk jemi ende në kornizën e progresit të mirë, që do të thotë edhe plotësim i...