“Integrimi në BE përdoret si “thes mielli” për propagandë”, Vasili sulmon Ramën: Parlamenti Europian e ka vulosur..

“Integrimi në BE përdoret si “thes mielli” për propagandë”, Vasili sulmon Ramën: Parlamenti Europian e ka vulosur..

Rama dhe njëfarë ministre, që zbavitet e merr rrogën gjoja për integrimin dolën prap sot e lëshuan shashkat mashtruese të radhës me suksese imagjinare në integrimin europian, reagon Petrit Vasili. E dinë shumë mirë edhe Rama edhe Ministrja që situata me integrimin europian është katastrofike dhe vulën ia kanë vënë rezolutat dërrmuese të Parlamentit Europian. Është e qartë dhe në dritën e diellit se për Ramën integrimi europian nuk është objektiv madhor dhe as prioritet i prioriteteve por thjesht një thes mielli që ai i bie sa herë është në hall për të nxjerrë tym propagandistik. Faktet flasin vetë ku më i fundit është shtyrja e raportit IBAR, i cili përcakton nëse janë përmbushur kriteret e shtetit të së drejtës dhe përfshin grup-kapitullin e parë...