Integrimi, Dhuka: Sfida tani është mbyllja e negociatave me rezultate të pakthyeshme

Integrimi, Dhuka: Sfida tani është mbyllja e negociatave me rezultate të pakthyeshme

Nga mbledhja e Këshilli Kombëtar të Integrimit Europian ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka vlerësoi progresin e arritur nga institucionet shqiptare, duke përmendur Kuvendin, qeverinë dhe institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK, GJKKO, Prokurorinë e Përgjithshme, gjykatat dhe këshillat e sistemit të drejtësisë, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe avancimin e reformave. “Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë më të avancuar dhe më kërkuese, që lidhet me përgatitjet teknike, ekonomike dhe shoqërore për transformimin europian dhe mbylljen e negociatave për 33 kapitujt e anëtarësimit. Kjo është faza ku Shqipëria duhet të provojë se jo vetëm negocion për t’u bërë anëtare e BE-së, por po ndërton çdo ditë standardin e një shteti europian. Sfida e radhës për Shqipërinë mbetet mbyllja e kapitujve të...