Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE
Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarësim në BE nga të gjitha vendet kandidate. Pranimi i këtyre vendeve është një perspektivë realiste dhe jo si rezultat i favorizimit të BE-së, analizoi këto ditë një forum i mbajtur nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike (wiiw). Pjesëmarrësit vunë në dukje se pavarësisht pozicionit të favorshëm, Shqipëria ka një përqendrim shqetësues të pushtetit dhe Presidenti i Serbisë Vuçiç mund të krijojë ende paqëndrueshmëri në Mal të Zi, ndaj një skenar i anëtarësimit të pjesshëm në BE është më i mundshëm në tre vitet e ardhshme. Sipas këtij skenari anëtarësimi i pjesshëm do të thotë që një vend kandidat hyn në bashkimin ekonomik dhe institucional të Bashkimit Europian, pa qenë ende anëtar...
Burimi:
javanews.al