Inceneratori, Partia e Lirisë: Tirana, simbol i korrupsionit qeveritar
Partia e Lirisë ka reaguar sot ndaj situatës në Tiranë, duke e cilësuar kryeqytetin si simbol të dështimit qeveritar. Përmes një deklarate, kjo forcë politike denoncon skandalin e inceneratorit dhe kërkon ndalimin e pagesave, hetim të plotë e përgjegjësi penale. Deklarata e anëtarit të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa Tirana është sot prova më e qartë e falimentimit moral, politik dhe administrativ të kësaj qeverie. Kryeqyteti është kthyer në një qytet të grabitur, ku korrupsioni nuk fshihet më, por funksionon hapur, çdo ditë, me bekimin e pushtetit qendror dhe lokal. Qytetarët e Tiranës jetojnë mes trafikut të paralizuar, ndotjes alarmante, mungesës së ujit, përmbytjeve të përsëritura dhe një kaosi urban të krijuar qëllimisht. Ndërkohë që njerëzit përballen me këto probleme reale, qeveria merret me...
Burimi:
sot.com.al