Ina Zhupa: Turp! Muzeu arkeologjik s’mund të jetë një kat parkimi nëntokësor, Shqipëria meriton muze dinjitoz.

Ina Zhupa: Turp! Muzeu arkeologjik s’mund të jetë një kat parkimi nëntokësor, Shqipëria meriton muze dinjitoz.

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa reagon për planet e qeverise për të bërë një kat parkimi në muze arkeologjik. Zhupa shprehet se është nje turp i madh që Muzeu Arkeologjik parashikohet të jetë një kat parkimi!  Shqipëria duhet të ketë një Muze Arkeologjik dinjitoz, i cili të ketë një godinë po aq dinjitoze, me dritën e diellit, ku historia e Shqipërisë dhe identiteti i shqiptarëve të lartësohen.  Reagimi i plotë: Që ky është një turp i madh, është një skandal i madh. Nëse duan thjesht t’i vjedhin pronën për të ndërtuar kullë atje, të paktën t’i japin një vend tjetër nëpër Tiranë ku të ketë një Muze Arkeologjik dinjitoz, të vizitueshëm, i cili të ketë një godinë po aq dinjitoze,...