Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Imuniteti i Ballukut, PD shkresë zyrtare Peleshit: Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve
Partia Demokratike i është drejtuar Kuvendit me një shkresë zyrtare ku kërkon mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit sa i takon çështjes së imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Në shkresën drejtuar Niko Peleshit, të firmosur nga demokratët, kërkohet që mbledhja të mbahet nesër, më 30 dhjetor. Kjo është kërkesa e dytë që Partia Demokratike i drejton kryetarit të Kuvendit , pasi nuk u lejuan të premten që të hynin në sallën ku mblidhet këshilli. “Kërkojmë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, 30 Dhjetor 2025, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e martë, datë 30 dhjetor 2025, ora 11.00, me Rend Dite: “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 Prot…datë 16.12.2025, me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar...