Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar
Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka bërë një analizë të strategjisë së ndjekur nga opozita në nisje të sesionit të ri parlamentar, duke e cilësuar kaosin në Kuvend si një “dhuratë” për mazhorancën. Elezi argumentoi se skenat e tensionit dhe bllokimi i punimeve, paradoksalisht po e ndihmojnë qeverinë të miratojë ligje dhe buxhete pa transparencë dhe pa vëmendjen e publikut. Sipas Elezit, kjo nuk është hera e parë që ndodh një skenar i tillë, ku nën zhurmën e bilbilave kalojnë vendime të rëndësishme pa u marrë vesh nga askush. “Protesta përdoret për një rezultat të caktuar. Por nëse bën protesta pa rezultat dhe kundërshtari miraton vendime dhe ligje pa marrë vesh asnjë se çfarë ndodhi, je në favor të atij që bën dëmin,...
Burimi:
ntv.al