Ibrahimaj: Rritja e pjesëmarrjes së bizneseve në prokurimin publik, kyç për transparencë, konkurrencë dhe integrim europian
Në Forumin me shoqatat e biznesit, sipërmarrës dhe ekspertë të prokurimeve, mbi nxitjen e pjesëmarrjes së bizneseve në procedurat e prokurimit të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes qeverisë dhe sipërmarrjes për rritjen e konkurrencës, transparencës dhe eficiencës në përdorimin e fondeve publike. Gjatë fjalës së saj, Ministrja nënvizoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të digjitalizimit të proceseve të prokurimit publik, duke garantuar më shumë transparencë, gjurmueshmëri dhe standardizim të procedurave. Rezultatet tregojnë rritje të numrit të proceseve të menaxhuara nga OBP dhe njëkohësisht ulje të numrit të ankesave, si rezultat i metodologjisë së unifikuar dhe standardizimit të dokumentacionit dhe procedurave. “Pjesëmarrja sa më e gjerë e...
Burimi:
top-channel.tv