I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

Protesta e opozitës ka përshkallëzuar. Gjatë marshimit të protestuesve, janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka folur për mediat, duke u shprehur se ajo që ka rëndësi është që nuk ka persona të lënduar nga kjo protestë dhe u shpreh se marshimi do të përfundojë në selinë e PD. “Ajo që unë di është që nuk ka asnjë person të lënduar. Të vetmit të lënduar janë qytetarët, protestues që janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga policia me gaz. Do të vazhdojmë marshimin tonë. Protestuesit do të vazhdojnë marshimin e tyre deri në fund te selia e Partisë Demokratike”, tha Bardhi. Top Channel