I ra bombula e gazit në kokë gjatë përplasjes me policinë/ Adriatik Lapaj flet ekskluzivisht nga spitali

I ra bombula e gazit në kokë gjatë përplasjes me policinë/ Adriatik Lapaj flet ekskluzivisht nga spitali

Drejtuesi i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka përfunduar në spital pas një incidenti të ndodhur gjatë natës para Kryeministrisë, ku ai dhe mbështetës të tjerë po protestojnë prej disa ditësh. Nga spitali i Traumës ku po merr mjekim, Lapaj ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes në një lidhje televizive, duke pretenduar se gjithçka nisi pas një ndërhyrjeje të befasishme të policisë. Sipas rrëfimit të tij, rreth orës 12:30 të mesnatës, rreth 50-60 punonjës policie janë afruar në vendin ku po qëndronin protestuesit dhe kanë tërhequr mbulesën plastike që ata përdornin për t’u mbrojtur nga i ftohti. Ky veprim, sipas Lapajt, ka shkaktuar një efekt zinxhir, duke rrëzuar disa nga ngrohëset me gaz që ndodheshin aty. Njëra prej tyre e ka goditur aktivistin në kokë, duke i...