“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, kujtoi vizitën e tij të parë në Iran, në vitin 2008, ku ishte i pranishëm edhe në një ekzekutim publik. “Më kujtonte Shqipërinë e para viteve ’90. Ishin një popull shumë vigjilent me të huajt. Ishin shumë mikpritës, por raportonin çdo gjë të dyshimtë që mund të shikonin. Ne kishim prezencë atje, shumica studentë. Janë një popullsi e madhe, një komb me histori e kulturë, por dogma që ishte atje ishte radikale dhe e fortë. Ata thonin që pasuritë tona nuk duam të na i shfrytëzojnë imperialistët, amerikanët, rusët… Por, më ka rastisur që të isha i pranishëm edhe në ekzekutim. Ishte e shtunë dhe lajmëruan. Varën 8 veta. 4...