Hyrja e Shqipërisë në Shengen – Plani i veprimit i qeverisë, zbulohet dokumenti dhe koha e anëtarësimit
Shqipëria ka specifikuar kohën e hyrjes në zonën Shengen. Në Fletoren Zyrtare është botuar Vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e Planit të Veprimit Schengen 2026–2030, dokument që përcakton masat që vendi do të ndërmarrë në katër vitet e ardhshme për përgatitjen drejt anëtarësimit në zonën Schengen. Plani synon përafrimin e plotë me standardet Schengen, duke u fokusuar në menaxhimin e kufijve të jashtëm, forcimin e sistemit të azilit, politikën e vizave, si dhe rritjen e sigurisë dhe bashkëpunimit policor. Dokumenti parashikon ngritjen e strukturave drejtuese dhe angazhimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse në zbatim. Sipas Planit të Veprimit, deri në vitin 2030, Shqipëria synon të përmbushë të gjitha kërkesat teknike dhe ligjore të Schengen-it, në përputhje me Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”...
Burimi:
javanews.al