Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit Carlos III të Madridit. Në një postim në rrjetet sociale pas këtij takimi, Hoxha shprehet se çdo bisedë mbi Europën duhet të përfshijë patjetër të rinjtë, pasi idetë e tyre e sfidojnë politikën të bëjë më shumë. “Çdo bisedë kuptimplotë mbi Europën duhet domosdoshmërisht të përfshijë të rinjtë. Pata një shkëmbim vërtet përmbajtësor, energjik dhe frymëzues me studentët e Universitetit Carlos III të Madridit, kureshtja, mendimi kritik dhe angazhimi i të cilëve nxjerrin në pah rolin jetik që të rinjtë luajnë në formësimin e së ardhmes së Europës. Dialogu me të rinjtë nuk është vetëm pasurues, ai është thelbësor....